Lipa: Përmes Kadaresë mësova për shpirtin rezistues të shqiptarëve (VIDEO) NULL NULL 18.10.2022 15:42 18.10.2022 15:42 NEW YORK, NEW YORK - SEPTEMBER 29: Dua Lipa speaks onstage at the Clooney Foundation For Justice Inaugural Albie Awards at New York Public Library on September 29, 2022 in New York City. (Photo by Jamie McCarthy/Getty Images for Albie Awards) Këngëtarja e famshme gjithandej globit, Dua Lipa, së fundmi ishte e ftuar në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Booker Prize 2022”. Gjatë një fjalimi të mbajtur në “Roundhouse” në Londër, artistja ka vlerësuar shkrimtarin Ismail Kadare, duke e specifikuar edhe librin e tij “Kështjella”. “Kur kam qenë e re, familja ime vendosi të kthehej në Kosovë. Leximi i librave si ‘Kështjella’ e Ismail Kadaresë testoi aftësitë e mia gjuhësore dhe më ndihmoi të lidhesha me prejardhjen e familjes dhe identitetin si shqiptare e Kosovës”. “Përmes Kadaresë mësova për shpirtin rezistues të shqiptarëve që e mban akoma Kosovën duke luftuar për njohjen e pavarësisë së saj”, ka shtuar ajo, njofton Klankosova.tv. Pos tjerash, ylli i hitit “Levitating” ka folur në tërësi rreth leximit të librave dhe rëndësisë që ata kanë për të. “Leximi është një pasion që ka marrë shumë forma për mua. Sot, angazhimet e turneut më çojnë në të gjithë globin dhe jeta është shpesh e tensionuar. Ndonjëherë vetëm për të mbijetuar, dhe në këto momente, janë librat ata që më qetësojnë”, ka thënë Lipa. Çmimi kryesor u fitua nga autori i Sri Lankas, Shehan Karunatilaka, për romanin e tij “The Seven Moons Of Maali Almeida” dhe u prezantua nga Mbretëresha Camilla. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kino dhe Teatër Shfaqja për fëmijë "Pula pispilluqe me çizme të kuqe” në teatrin e Prizrenit 23 orë më parë