Linkin Park sjell këngën e padëgjuar më parë, dhuratë për 20-vjetorin e Meteora NULL NULL 10.02.2023 09:49 10.02.2023 09:49 Bendi Linkin Park do ta shënojë 20-vjetorin e daljes së albumit të tyre të dytë, Meteora. Ata madje do t’ia shtojnë edhe një këngë të padëgjuar më parë e cila titullohet Lost. Në një publikim për shtyp, kitaristi Mike Shinoda, ka thënë se kur e gjetën këtë këngë në arkivat e bendit ishte sikur “ta gjeje një fotografi të preferuar të cilën ke harruar që e ke shkrepur, dhe se po e priste momentin e duhur për ta zbuluar veten”. “Me vite fansat na kanë kërkuar që të publikojmë diçka me zërin [e Chester Beningtonit], dhe jam i ngazëllyer që e kemi bërë të mundur në një mënyrë aq të veçantë”. Frontmeni i këtij bendi amerikan ishte vetëvrarë më 2017.
Arte pamore Aplikacionin e FBI-së për identifikimin e artit të vjedhur tani mund ta përdorë çdokush 2 months