14:00, 21 Janar 2020

 

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka mirëpritur marrëveshjen për linjën ajrore Prishtinë-Beograd, ndërsa ka vlerësuar lartë ndihmën dhe mbështetjen e presidentit të SHBA-së Donald Trump për Kosovën.

Veseli përmes një postimi në Twitter ka shkruar se “Marrëveshja për vendosjen e linjës së re ajrore dhe përshëndetja e dedikuar që i bëri presidenti Donald Trump, janë dëshmi e vëmendjes së vazhdueshme dhe kujdesit të pandalur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Republikës së Kosovës dhe stabilitetit të rajonit tonë. Ne jemi të nderuar e krenar që gëzojmë këtë mbështetje amerikane dhe ndihemi se jemi në rrugën e drejtë e të sigurtë kurdoherë që është e përfshirë dhe e angazhuar SHBA-ja”.

Lideri i PDK-së Kadri Veseli po ashtu ka shpërndarë postimin e presidentit amerikan i cili e ka përshëndetur marrëveshjen si dhe ka falënderuar zyrtarët e lartë amerikan në këtë proces, në krye me ambasadorin Richard Grenell.

Konkurs Pune

Lexo më shumë