Lind viçi me “fytyrë njeriu” (VIDEO) NULL NULL 14.09.2019 15:03 14.09.2019 15:03 Një viç i deformuar çuditi fermerët me fytyrën e tij me dukje njerëzore. Një person e bëri një xhirim të shkurtër të kafshës mutante në një fshat të Argjerntinës dhe pamjet i ngarkoi në Youtube. Mjerisht, viçi lindi me hundë dhe gojë të vogël dhe nuk arrinte ta mbante kokën lart, Dukej se kishte një kafkë të keqformuar dhe ngordhi brenda dy orësh pasi erdhi në jetë. Eksperti i gjenetikës, Nicolas Magnago, i tha mediave lokale se viçi mund të kishte një mutacion të rrallë gjenetik. “Mutacioni është një ndryshim në renditjen e ADN-së që u transferua në pasardhësit e lopës”. “Ishte një mutacion spontan i shkaktuar nga veprimi i mutagjenëve, agjentëve fizikë, kimikë ose biologjikë, që ndryshoi renditjen e tij gjenetike.”, theksoi ai, transmeton Klan Kosova. https://www.youtube.com/watch?v=iefzwrOvP_U *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.