Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Lind macja me dy fytyra në Tajlandë (FOTO)

NULL NULL
19.07.2022 19:49

Një mace a lindur me dy fytyra në Tajlandën veriore të dielën dhe tani ka filluar ta marrë veten, pasi sfidoi shanset të vdiste brenda disa orëve nga lindja.

E lindur të dielën, në provincën veriore Lampang të qarkut, pronari i koteles tha se tani ajo po pi qumësht nga të dy gojët.

Ai shtoi se njëra anë e koteles është quajtur Tung Ngern dhe ana tjetër Tung Tong.

Kotelet me dy fytyra, të cilat njihen si macet Janus, sipas perëndisë romake, rrallë jetojnë më shumë se një ditë.

Pronari i maces, tha se pasi e pa kotelen që luftonte për jetën, ai tha se i kaloi dy ditët e ardhshme duke u kujdesur për të.

“Unë pothuajse nuk kam fjetur fare që kur lindi, sepse nuk mund ta mbajë kokën lart dhe ka nevojë për vëmendje të vazhdueshme. Është po aq përgjegjësi sa të kesh një fëmijë njerëzor”, tha ai.

“Fillimisht mendova t’ia jepja kotelet dikujt që më parë ishte kujdesur për gjëra të tilla, sepse nuk kam përvojë. Por duke menduar për këtë, askush nuk është kujdesur ndonjëherë për një mace me dy fytyra më parë”, ka shtuar ai.

Kotelja me dy fytyra, me katër sy, dy hundë e dy gojë, tani thuhet se po ecën mirë dhe madje po pi edhe qumësht nga të dy gojët.

Edhe pse kotelet Janus rrallë mbijetojnë për më shumë se një ditë, në vitin 1999 një kotele gri me dy fytyra të quajtura “Frank dhe Louie” e lindur në Massachusette, jetoi 15 vjet.

Në vitin 2012, macja hyri në Librin e Rekordeve Botërore Guinness, si macja Janus që ka jetuar më së gjati.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme