Lind këlyshi me gjashtë këmbë në Oklahoma NULL NULL 23.02.2021 13:43 23.02.2021 13:43 Veterinerët në një spital të kafshëve në Oklahoma thanë se një qenush që besohet të jetë i pari ndonjëherë i lindur me gjashtë këmbë është duke mbijetuar dhe duke lulëzuar. Spitali Veterinar Neel në Oklahoma tha se këlyshi, i quajtur Skipper, lindi me gjashtë këmbë, dy bishta, dy legenë, dy traktet e poshtme urinare dhe dy sisteme riprodhuese. Spitali tha se Skipper besohet të jetë qeni i parë me gjashtë këmbë që ka lindur, dhe përkundër disa shenjave jo të zakonshme, organet e qnushit “duket se janë në formë të shkëlqyeshme”. Spitali tha se Skipper është “shumë i fortë” dhe po ecën mirë në shtëpinë e pronarit të saj, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.