Limaj takon ambasadoren e Finlandës, flasin për dialogun - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Limaj takon ambasadoren e Finlandës, flasin për dialogun

NULL NULL
10/09/2018

Zëvendëskryeministri i Kosovës nga NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka pritur në takim ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pia Stjrnvall.

Në takim është folur për fazën finale të dialogut Kosovë-Serbi.

“E njoftova ambasadoren për formimin e delegacionit qeveritar për bisedimet me Serbinë si dhe për përpjekjet tona për t’ia ofruar mundësinë edhe opozitës të jetë pjesë e këtij delegacioni, duke e shndërruar atë në delegacion shtetëror”, ka shkruar Limaj në Facebook lidhur me këtë takim.

Kryetari i NISMA-s po ashtu ka thënë se ambasadorja finlandeze ka ofruar mbështetjen e shtetit të saj në arritjen e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë.

Sipas Limajt marrëveshja mes dy vendeve hapë rrugë njohjes së Kosovës nga Serbia dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe organizata tjera ndërkombëtare.

klankosova.tv