Limaj: Specialja e kthen Kosovën 16 vjet prapa - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Limaj: Specialja e kthen Kosovën 16 vjet prapa

NULL NULL
14/06/2015

Fatmir Limaj, kryetari i NISMA për Kosovën, e ka ritheksuar qëndrimin e tij për themelimin e Gjykatës Speciale përmes një postimi në facebook, duke shkruar se “ajo e dëmton sovranitetin e shtetit dhe e kthen Kosovën prapa”.

“Prekja dhe kufizimi i sovranitetit e kthen Kosovën 16 vite mbrapa në protektorat, dhe ju që po negocioni për këtë çështje duke mos pasur mandat dhe legjitimitet për një gjë të tillë, e dini mirë çfarë dëmi mund t’i shkaktohet konsolidimit tonë shtetëror”, ka shkruar Limaj.

Sipas tij nëse në mes institucioneve vendore dhe atyre ndërkombëtare nuk ka mirëkuptim rreth themelimit të saj, kjo çështje duhet t’i delegohet Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

“Ndërpritni këto negociata dhe të gjithë miqve tanë tu thuhet: Po, ne jemi të hapur për të gjetur rrugë dhe opsion kredibil për adresimin e të gjitha dyshimeve të dala në raport, por pa prekur sovranitetin e shtetit tonë.

Nëse nuk ka mirëkuptim atëherë kjo çështje le të shkoj edhe në OKB, me mesazhin e qartë, se ne nuk votojmë kufizimin e sovranitetit të vendit tonë”, është shprehur ai.

Limaj