Limaj: S’duam raportim, Mustafa le ta tërheqë nënshkrimin - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Limaj: S’duam raportim, Mustafa le ta tërheqë nënshkrimin

NULL NULL
01/10/2015

Kryetari i NISMA-s për Kosovën, Fatmir Limaj, ka thënë se seance e sotme parlamentare është ndërprerë nga opozita për shkak se duan që marrëveshja me Serbinë e lidhur në Bruksel që themelon Asociacionin e Komunave Serbe në Kosovë të anulohet dhe nëse një gjë e tillë s’bohet koalicioni qeveritar duhet të dorëhiqet.

“Askund në botë nuk mund të nënshkruhet një marrëveshje pa u pyetur parlamenti. Është dashur të merret qëndrimi i parlamentit e pastaj të vazhdohen bisedimet, e jo të raportohet pasi ato të përfundojnë”.

“Është kërkesa e opozitës që ose të tërhiqet nënshkrimi, ose të dorëhiqet qeveria. Seanca sot është ndërprerë. Nuk është paralajmëruar se do të ketë seancë as nesër.

“Nuk duam raportim, duam tërheqje të nënshkrimit”.

Sipas tij këto veprime të opozitës kanë ardhur si rezultat i mosrespektimit të kompetencave që i ka Kuvendi i Kosovës si organ ligjvënës.

“Koalicioni qeverisës për një vit në mënyrë arrogante ka bërë vendime jashtë mandatit të tij. Ata kanë injoruar komplet parlamentin e Kosovës. Ia kanë marrë kompetencat edhe legjislativit duke mos dhënë llogari jo-transparencë”.

“S’e ka askush të drejtën që për çështjet më të rëndësishme për vendin të vendosë vet. Nuk është në të mirë të qytetarëve të Kosovës që të ketë një qeveri që merr vendime të mbrapshta dhe në dëm të këtij vendi”, ka thënë Limaj në dalje të kuvendit në një intervistë për Radiotelevizionin e Kosovës.