Limaj: PZAP dhe Gjykata Supreme e kthyen ligjshmërinë NULL NULL 15.11.2019 22:26 15.11.2019 22:26 Fatmir Limaj, lideri i Nismës Socialdemokrate, ka thënë se i PZAP-i dhe Gjykata Supreme e kanë kthyer ligjshmërinë me vendimin që votat nga Serbia të mos jenë pjesë e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të 6 tetorit. “Brenda atyre kutive, janë futur vota të kontrabanduara dhe të jashtëligjshme”. “Që nga dita e parë kemi parë që ka pasur keq administrim të zgjedhjeve. Ngritja e zërit nga ana jonë, kishte të bënte me shkeljet e mëdha që po bënte Komisioni Qendror i Zgjedhjeve”, tha Limaj. Ai në emisionin “Blic Interview” i cili transmetohet në Klan Kosova deklaroi se KQZ-ja ka qenë kaotike dhe nuk e ka administruar si duhet procesin zgjedhor. Limaj shton se vendimi i PZAP-së dhe i Gjykatës Supreme, e ka konstatuar se KQZ ka bërë një punë jo të mirë. Duke folur për votat e ardhura nga Serbia, ai këtë e ka krahasuar, sikur dikush nga diaspora ta “mbushte bagazhin e autobusit me vota dhe atë të pranoheshin si të ligjshme”, shkruan Gazeta Blic. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 13 orë më parë