22:18, 8 Nëntor 2019

Kryetari i Nismas Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka pranuar votat nga Serbia pa i verifikuar ato.

“Pikëpyetja është si janë mbledh ato zarfe, kush i ka mbledh, a ka qenë personi i autorizuar nga KQZ? Ku është adresa që është mbledh vota? Nuk ka. A është dërguar vota me postë? Jo. Faji është i KQZ-së”, ka thënë Limaj, njofton Klan Kosova.

Limaj në Analiza Zgjedhore ka thënë se nuk e kanë adresuar çështjen e votave nga Serbia duke besuar në respektimin e ligjit.

“Kemi mundur ta adresojmë. Kjo nuk e amniston shkeljen e ligjit. S’kam dashur ta adresoj sepse KQZ është institucion i thirrur për ta respektuar ligjin, e ka obligim që ta respektojë ligjin”.

“Nuk është detyrë e imja që të kujdesemi për atë punë, sepse e kemi institucionin tonë. Nisma e ka ngrit zërin tash sepse direkt po dëmtohet këtu. Esencialisht dëmtohet vullneti i qytetarëve. Në emër të praktikave të gabuara nuk mund të shkelet vullneti i 42 mijë njerëzve”.

“Ligji më mbron mua”.

“KQZ e ka pasë obligim të marrë vendim nëse ato paketa janë të rregullta ose jo. KQZ ka thënë: respektojeni ligjin për ta kaluar situatën qetë. QNR ka hapë dyert pa vendim. Këtu ka ndodhë skandali. Janë hapë dyert në mënyrë klandestine. Pa vendim se a janë të rregullta a jo janë futur në bazën e numërimit”.

Limaj ka thënë se nëse niset të bëhet kompromis me ligjin atëherë shteti është joligjor.

Konkurs Pune

Lexo më shumë