Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Limaj për qeverisjen e Kurtit: Modeli i tyre është zhurma (VIDEO)

NULL NULL
21.01.2025 18:40

Kryetari i NISMA-s Socialdemokrate Fatmir Limaj, ishte mysafir i edicionit të sotëm të emisionit DPT te Fidani në Klan Kosova.

Ai kritikoi ashpër qeverisjen e kryeministrit Albin Kurti.

Limaj tha se modeli i kësaj qeverie janë njerëzit zhurmaxhi derisa theksoi se ai deri tash ka ofruar vepra për Kosovën.

Sipas tij, deri më tani ai ka dëshmi dhe modele të suksesit në punë.

“Modeli im është aeroporti, model i imi është autostrada, model i imi është infrastruktura publike që Kosovën nga lloqi ta kam kthyer në infrastrukturë. Dhe modeli i tyre është zhurma, e zhurmaxhinjve. Këto janë modelet që qytetarët e Kosovës duhet me i pa”, tha Limaj në Klan Kosova.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.