Limaj për marrëveshjen e Kurtit: Asociacion, ose autonomi për serbët në veri (VIDEO) NULL NULL 21.01.2025 18:53 21.01.2025 18:53 Kandidati për deputet nga koalicioni AAK-Nisma, Fatmir Limaj, ka folur rreth Marrëveshjes së Ohrit që u arrit në shkurt të 2023-tës mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq. Limaj tha se Kurti e ka lënë vendin në obligime të mëdha e që këto obligime shkojnë edhe deri në autonomi në veri. “Ka mjaft pak hapësirë për ta negociuar atë marrëveshje, shumë pak hapësirë ka. Nëse mblidhen njerëzit me eksperiencë tek draft-statuti mund të bëhet diçka. Ky njeri e ka futur në obligime të mëdha vendin me atë marrëveshje”, tha Limaj në Klan Kosova. “Zbatimin e marrëveshjes të një Asociacioni ose autonomie të serbëve në veri në Kosovës”, theksoi ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Arrestohet burri në Fushë Kosovë, tentoi të kryej marrëdhënie seksuale me një grua 13 minuta më parë
Kosova Haradinaj për aferën “WhatsApp”: S’ka kush që i shpëton, të gjithë janë për burg – në krye është Kurti 9 orë më parë
Kosova Abdixhiku: Qysh more Nagipi e ka ndalë hajninë? I ka dhanë 36 milionë euro në WhatsApp (VIDEO) 11 orë më parë