13:07, 16 Maj 2019

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka kujtuar 20-vjetorin e rrëmbimit të veprimtarit të çështjes kombëtare Ukshin Hoti.

Limaj përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ka thënë që Hoti mbetet ndër vizionarët e mendimtarët më të mëdhenj të kombit tonë.

Ai ka premtuar se institucionet e vendit nuk do të ndalen së kërkuari zbardhjen e fatit të Hotit dhe të pagjeturve të tjerë.

Statusi i plotë i Limajt:

Sot bëhen 20 vjet nga zhdukja e veprimtarit të shquar të çështjes sonë kombëtare, Ukshin Hoti.

Ukshin Hoti ishte dhe mbetet ndër vizionarët e mendimtarët më të mëdhenj të kombit tonë, i cili qysh në vitin 1981 e arsyetoi kërkesën tonë për Republikë si kërkesë e drejtë dhe legjitime.

Me kontributin e tij prej atdhetari, politikani, filozofi e profesori universitar Ukshin Hoti, frymëzoi breza të tërë në rrugën tonë të drejtë për liri e pavarësi.

Institucionet e vendit nuk do të ndalen së kërkuari zbardhjen e fatit të Ukshin Hotit dhe të të pagjeturve të tjerë, por do të kërkojmë hetim dhe ndëshkim ligjor për kryerësit dhe urdhërdhënësit e gjenocidit mbi qytetarët e Kosovës.

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë