16:23, 20 Maj 2019

Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj pas takimit koordinues me Qeverinë e Shqipërisë tha se ka qenë takim shumë përmbajtjesor dhe i gjatë.

“Ka qenë një takim pune i përbashkët i dikastereve tona për të përcjellë implementimin e marrëveshjeve të deritanishme në Pejë”.

“Ka qenë një takim shumë i gjatë, konkret dhe përmbajtësor dhe mund të them me kënaqësi se në qershor presim përmbylljen e të gjitha marrëveshjeve siç është ajo me patentë shofera, qysh nga sot qytetarët e Prishtinës dhe Tiranës mund të shkojnë të aplikojnë për ata. Kjo është përfudnuar”.

Limaj tha se marrëveshjet do të implementohen nga muaji i ardhshëm, njofton Klan Kosova.

“Roamingu siç është premtuar siç është paralajmëruar me 15 qershor ka filluar faza dhe deri më 2021 do të përmbyllet krejt. Nga kjo qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë do të kenë tarifa më të lira”.

“Qarkullimi mes qytetarëve duke respektuar marrëveshjen ndërkombëtare, vështirësitë teknike që i kemi marrë këto ditë”.

“Marrëveshja e katërt ka qenë pika doganore në Durrës dhe në implementimin e kësaj marrëveshje janë hasur probleme teknike, të cilat janë raportuar sot nga specialistët tonë dhe besoj që tani e tutje nuk do të kemi më”.

“Për herë të parë kemi realizimin e implementimeve të marrëveshjeve që kemi arritur në Pejë, por ne kemi shkuar edhe përtej asaj duke folur tamam si në një ambient pune”.

Koordinatori kombëtar tha se këto takime janë shumë optimiste për të ardhmen ekonomike të dy vendeve shqiptare.

“Nga kjo mbledhje kam dalë me shumë optimizëm edhe nga ajo që na pret në të ardhmen dhe bashkë me homologun tij kemi krijuar një ekip të punës. Kosova është e interesuar qysh tani të merr informacione dhe të përgatitet për klasifikimin e territorit tonë. Ne nuk duhet të presim për minutën e fundit dhe duhet t’i kryejmë detyrat për klasifikimin e rrjetit të territorit të Kosovës”.

Ai tha se këto janë ide që po projektojmë dhe janë jashtëzakonisht të rëndësishme për ekonominë.

Konkurs Pune

Lexo më shumë