Limaj i bindur se Hoti do të ndërtojë ura bashkëpunimi NULL NULL 03.06.2020 13:39 03.06.2020 13:39 Kryetari i partisë Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se është i bindur që Qeveria e re e votuar sot në krye me Avdullah Hotin do të ndërtojë ura bashkëpunimi edhe me opozitën. Në një prononcim për media pas votimit të qeverisë, ai ka thënë se prioritet i kësaj qeverie do të jetë tejkalimi i krizës me Covid-19, riparimi i marrëdhënieve me aleatët dhe përmbyllja e dialogut me Serbinë, njofton Klan Kosova. “Jemi në një moment tepër të rëndësishëm të vendit, një qeveri e cila po merr detyrën në kohë shumë të vështira”. “Nëse kjo qeveri e merr detyrën me përkushtim, do të mbahet mend për stabilitet dhe urtësi që e bashkon Kosovën. Kosova ka nevojë për një qeveri që bashkon vendin dhe ul gjakrat në respektim të institucioneve”. “Ne do të jemi këtu për të ndihmuar. Do ta jap kontributin tim që kjo frymë shtet-formuese t’i arrijë objektivat dhe prioritetet që i ka paraqitur qeveria: Tejkalimi i krizës së shkaktuar nga Covid-19, riparimi i marrëdhënieve me aleatët tanë, përmbyllja e dialogut me Serbinë duke respektuar sovranitetin e vendit”. “Në atë moment kur një Qeveri nuk punon në interes të vendit duhet, t’ia presim mandatin. Nëse kjo qeveri është e përkushtuar në atë që është, jam i bindur se do ta përfundojë mandatin”. “Qeveria varet nga puna e saj. Një qeveri që nuk afrohet me opozitën për tema të rëndësishme shumë, shpejt dështon. Jam i bindur se ky kryeministër do të ndërtojë ura bashkëpunimi edhe me opozitën”. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kusari-Lila “e pengon” Tahirin teksa flet në foltore: Këtë detyrë duhet ta kryej Glauku, jo unë 30 minuta më parë