Limaj: Beteja e Koshares, kulmoi me thyerjen e kufirit i cili dhunshëm ishte vendosur mes shqiptarëve - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Limaj: Beteja e Koshares, kulmoi me thyerjen e kufirit i cili dhunshëm ishte vendosur mes shqiptarëve

NULL NULL
09.04.2023 14:30
Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës Socialdemokratie, Fatmir Limaj, e ka kujtuar betejën e Koshares në 24 vjetorin e saj.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë në Kosharen u zhvillua njëra prej betejave më të lavdishmet të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila kulmoi me thyerjen e kufirit i cili dhunshëm ishte vendosur mes shqiptarëve.

“Populli ynë sot e kujton me nder e krenari këtë betejë në Koshare, ku ushtarët tanë, të rreshtuar në Brigadën 138 “Agim Ramadani”, i dhanë goditjen finale forcave okupuese serbe në Kosovë”.

“Ne, sot e gjithmonë, me respekt e nderim do të kujtojmë burrat, gratë dhe të gjithë ata që tashmë nuk janë në mesin tonë. Lavdi e përulje për të gjithë ata që ranë për lirinë e Kosovës”, ka shkruar Limaj. /Klankosova.tv