Lajmet e fundit

Lille ishte shumë pranë fitores ndaj Paris Saint-Germain, por në fund u barazua gjithçka.
Skuadra vendase po fitonte 2-0 deri shtatë minuta para fundit, falë golave të Hákon Arnar Haraldsson dhe Dilane Bakwa, por PSG reagoi në momentet vendimtare, transmeton Klankosova.tv.
Vitinha shënoi për 2-1, ndërsa Marquinhos realizoi golin e barazimit në fund të takimit, duke i dhënë kampionëve të Francës pikën e dytë në dy xhirot e para.
Një mundësi e artë e humbur për Lille, që lëshoi një epërsi prej dy golash, por megjithatë mbetet në krye të tabelës me 4 pikë.
PSG, në anën tjetër, vazhdon të kërkojë fitoren e parë të sezonit në Ligue 1.