Lili këndon në amshim NULL NULL 10.05.2015 20:30 10.05.2015 20:30 Trupi i Liljana Qavollit u soll në varrezat e qytetit. E për ti dhënë lamtumirën e fundit këngëtares me nam, në Dragoman dolën shumë qytetarë. Kolegët e miqtë e artistes, vdekjen e këngëtares 73 vjeçare nuk e përballuan lehtë. Prej varrezave të pranishmit iu drejtuan njërit nga restoranteve të qyteti për të jetësuar një amanet të së ndjerës, që dita e varrimit të saj mos të jetë ditë zie e pikëllimi. As në varrim e artistes e as në ndejën pas saj nuk u pa askush nga përfaqësuesit e institucioneve, ani pse në të njëjtën kohë afër vendit ku po qëndronin të afërmit e miqtë e Liliana Qavollit drekoi kryeministri Isa Mustafa me vartësit e tij. Storjen e ka përgatitur, gazetari i Klan Kosovës, Elhami Dobra.
Kosova “Shpata” shkatërron tri laboratorë droge në Mitrovicë të Veriut, dy serbë të arrestuar 2 months