Likaj uron vitin e ri akademik për studentët

Likaj uron vitin e ri akademik për studentët

NULL NULL
4 javë më parë

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, ka thënë se me rastin e fillimit të vitit të ri akademik 2020/2021, ka kënaqësinë të iu urojë suksese gjatë studimeve dhe në jetën e përditshme të gjithë studentëve.

“Në veçanti, uroj ata që këtë vit iu bashkohen institucioneve të arsimit të lartë dhe vazhdojnë rrugën e ngritjes intelektuale”.

“Po fillojmë këtë vit akademik, me një sfidë të përbashkët – pandeminë COVID-19. Por, studentët dhe mësimdhënësit e Kosovës, kanë ditur gjithmonë t’iu prijnë proceseve të rëndësishme gjatë historisë”.

“Jam i sigurt, se edhe ju keni po të njëjtën fuqi për të sfiduar vështirësitë, pra edhe kushtet e studimeve në forma që mund të ndryshojnë si shkak i pandemisë. Këtë do ta bëni, duke gjetur mënyra për përgatitjen tuaj profesionale sa më cilësore, në bashkëpunim edhe me mësimdhënësit tuaj”, ka shkruar Likaj në rrjetin social Facebook.