Ligjvënësit në Alabama shumë pranë ndalimit total të abortit NULL NULL 15.05.2019 09:33 15.05.2019 09:33 Ligjvënësit në Alabama kanë miratuar një projektligj për të nxjerrë jashtë ligjit në mënyrë të drejtpërdrejtë abortin. Ky pritet të jetë ligji më i rreptë në SHBA, njofton Klan Kosova. Senati i shtetit miratoi ligjin me 25 vota pro, duke hedhur poshtë përjashtimet për rastet e përdhunimit apo incestit. Ky projektligj tani do të shkojë te guvernatorja republikane Kay Ivey, ndonëse ajo nuk ka thënë nëse do ta nënshkruajë atë, por ajo shihet si një kundërshtare e fortë e abortit. Aktivistët shpresojnë se do të sfidojë një vendim të rëndësishëm të Gjykatës së Lartë të vitit 1973 që legalizoi abortin në SHBA, njofton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.