Lajmet e fundit

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e thirrur për sot, në rend dite nuk e ka përfshirë Projektligjin për ndryshim/plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës.
Në emisionin “Ora Shtatë”, gazetari Besian Beha tha se ky ligj mund të jetë peng i lojërave politike, transmeton Klankosova.tv.
“Mendoj që tash, ky ligj ndoshta është edhe peng i lojërave politike, sepse po shihet që po kushtëzohet prej njërës palë, në këtë rast PDK po thotë që ‘ne votojmë presidentin, ose japim votat tona nëse pushteti e sjell ligjin për Gjykatën Speciale’. Në aspektin juridik, me aq sa kam parë unë, ligji ka shumë elemente të cilat vështirë që mund të zbatohen në praktikë”, tha ai.