Lajmet e fundit

Projektligji që po pret në Qeveri, po e duan shpejt në Kuvend.
Votimi i plotësim/ndryshimit të ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, sipas Partisë Demokratike të Kosovës, duhet të kryhen para shpërndarjes së Kuvendit, nëse vendi shkon në zgjedhje të reja, pas 6 tetorit, raporton Klan Kosova.
E një e thënë nga ushtruesja e detyrës së presidentes Albulena Haxhiu, që PDK nuk bashkëpunoi me ekipet mbrojtëse të katërshes së UÇK-së, sipas deputetit Përparim Gruda nuk qëndron.
Deklarimi i Haxhiut, është për t’u habitur edhe sipas Avni Bytyqit, që është pjesë e ekipit mbrojtës të Kadri Veselit, pasi e njëjta thotë se ka sugjeruar që partitë politike, cilat do qofshin ato, duhet të koordinohen me ekipet mbrojtëse në Hagë lidhur me një iniciativë ligjore në Parlamentin e Kosovës.
Detajet shtesë mund t’i ndiqni në kronikën e mëposhtme: