Ligji për shqipen nxjerr në sipërfaqe dallimet etnike në Maqedoni NULL NULL 17.03.2018 11:31 17.03.2018 11:31 Ligji për përdorimin e gjuhëve ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin në Maqedoni, e madje edhe disa incidente, si sulme ndaj disa deputetëve të LSDM-së ndërsa në shumë objekte janë shkruar grafike për përmbajtje fyese ndaj shqiptarëve. Polemika të ashpra po zhvillohen edhe në rrjetet sociale mes atyre që kundërshtojnë Ligji për gjuhët dhe të tjerëve që këtë ligj e vlerësojnë si të mirë për të ardhmen e vendit. Por, njohësit e çështjeve ndëretnike nuk besojnë në ndonjë përshkallëzim të gjendjes. “Incidente të këtilla ne kemi pasur edhe më parë. Incidente kemi pasur edhe mes vetë partnerëve të koalicionit qeveritar, nëse ju kujtohen rastet në Kalanë e Shkupit, në lagjen Gjorce Petrove, e të tjera. Kjo që ndodhë tani vlerësoj se është reagim i atyre që ndjehen të vetmuar, pasi tani kanë humbur pushtetit dhe po përballen me procedura gjyqësore, andaj edhe e kanë vështirë që të dorëzohen andaj edhe nxisin incidente të ndryshme. Mendoj se kjo nuk do të ketë pasoja në planin e raporteve ndëretnike, pasi viteve të fundit ato janë përmirësuar edhe pse mbeten ende të brishta. Këtë tentojnë ta shfrytëzojnë politikanët, por besoj se nuk do të kenë sukses”, thotë Vllado Dimovski nga Qendra për Tolerancë Ndëretnike. Shkrimin e gjeni në REL. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Behgjet Pacolli sqaron raportin me Naim Murselin deri te emërimi i tij si këshilltar 30 sekonda më parë
Kosova Osmani e Aliu në Dubai, marrin pjesë samitin për veprime ndaj ndryshimeve klimatike 7 minuta më parë
Kosova Haziri: Kurti bëri shëtitje politike në Gjilan, interesin e qytetarëve e la në rend të dytë 28 minuta më parë