Ligji për qeverinë do të miratohet këtë vit NULL NULL 18.06.2019 09:07 18.06.2019 09:07 Koordinatori Nacional për Reforma Shtetërore, Besnik Tahiri, ka bërë me dije se gjatë këtij viti do të miratohet Ligji për qeverinë. Ai ka thënë se me këtë ligj qeveria nuk do të ketë më shumë se 15 ministri, 30 zëvendësministra si dhe nuk do të ketë zëvendëskryeministra pa portofol. Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Tahiri ka deklaruar se ky ligj përmirëson efikasitetin dhe funksionalitetin e ekzekutivit. Duke folur për reformën shtetërore, ai ka thënë se nuk ka reformë e cila nuk është e dhimbshme. Megjithatë, Tahiri ka vlerësuar se reforma mund të jetë në disfavor të partive që udhëheqin qeverinë, por gjithmonë është e pëlqyer nga shoqëria. Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës reformën në administratën shtetërore e ka vendosur në prioritetin kryesor. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Çitaku për zgjedhjen e dy nënkryetarëve të PDK-së: Zonja për të cilat ka nevojë Kosova 5 orë më parë
Kosova Suspendohet zyrtari policor, dyshohet se kontrabandoi mallra në vlerë mbi 4 mijë euro 5 orë më parë