Ligji për Faljen e Borxheve hyn në fuqi sot

Ligji për Faljen e Borxheve hyn në fuqi sot

5 vjet më parë

Nga sot hyn në fuqi Ligji për Faljen e Borxheve në Kosovë deri në vitin 2008, njofton Klan Kosova.

Por, për të përfituar nga ky ligj, qytetarët e Kosovës duhet që të bëjnë pagesën e borxheve të tjerë bazë, për periudhën një janar 2009 deri 31 dhjetor 2014, ku përveç borxheve para vitit 2008, do t’i falen edhe ndëshkimet dhe interesi për borxhin deri në dhjetor 2014.

Lutfi Haziri, krytar i Komunës së Gjilanit, u ka bërë apel qytetarëve të Gjilanit, të kryejnë obligimet, në mënyrë që të përfitojnë nga ligji.

“Tatimpaguesi do të hyj në marrëveshje me ATK-në për pagesën me këste të borxhit bazë për periudhën 1 janar 2009 deri 31 dhjetor 2014, me ç ‘rast, përveç që do t’u falet borxhi për periudhën deri 31 dhjetor 2008, do të përfitoj edhe nga falja e ndëshkimeve për borxhin janar 2009 deri 31 dhjetor 2014”, ka thënë Haziri.

Ai ka ftuar qytetarët që t’i kryejnë të gjitha obligimet në mënyrë që Komuna të mos ketë nevojë të filloj grumbullimin e mjeteve përmes përmbaruesve privat.
“Në Gjilan, Task Forca për grumbullimin e borxheve po punon tash e 18 muaj, me takime të pareshtura dhe me punë në terren”.

“Gjilani është gati, prandaj i ftoj të gjitha ata që kanë obligime të pakryera nga janari i vitit 2009 e deri më tash, që përfshinë tatimin në pronë, taksat dhe të hyrat komunale, lejet urbane dhe të hyrat tjera që vijnë nga ndërtimi, t’i kryejnë të gjitha obligimet sa më parë në mënyrë që Komuna të mos ketë nevojë të filloj grumbullimin e mjeteve përmes përmbaruesve privat”, ka deklaruar Haziri.

Nëse qytetarët nuk paguajnë borxhet, atëherë “do të bllokohen xhirollogaritë bankare në mënyrë që të inkasohen mjetet në këtë formë”, ka thënë Haziri.

klankosova.tv