7:34, 12 Qershor 2019

Hong Kongu është vërshuar nga protestuesit ku mijëra persona marshuan në Hong Kong për të kundërshtuar projektligjin e ekstradimit drejt pjesës kontinentale të Kinës, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.

Protestuesit të veshur me maska dhe helmeta, bllokuan rrugët kyçe rreth ndërtesave qeveritare.

Protesta konsiderohet më e madhja e organizuar që prej vitit 2014, kur rajoni u ngrit në këmbë për të mbështetur Lëvizjen Ombrella. Qeveria thotë se projektligji është hartuar për të forcuar mbrojtjen dhe se do të mbyllë të gjitha hapësirat ligjore.

Guvernatorja e Hong Kongut, Carrie Lam kërkon që ky projektligj të miratohet para korrikut. Mbështetësit thonë se ekzistojnë masa mbrojtëse për të parandaluar që dikush që përballet me persekutim fetar apo politik, të ekstradohet në pjesën kontinentale të Kinës.

Konkurs Pune

Lexo më shumë