Parlamenti italian me ligj të ri NULL NULL 05.05.2015 16:40 05.05.2015 16:40 Parlamenti italian e ka miratuar sot gjatë ditës një ligj të ri zgjedhor, i cili u projektua për të garantuar stabilitet politik në një vend të minuar që prej dekadash nga valsi i qeveritarëve. Ky ligj u votua sot nga 630 deputetë italianë me gjithsej 334 vota pro, 61 kundër dhe katër abstenime. Opozita kishte zgjedhur të mos marrë pjesë në votim. “Angazhim i mbajtur, premtim i respektuar. Italia ka nevojë për ato që nuk thonë gjithmonë jo. Përpara me përulësi dhe guxim”, u shpreh kryeministri Italian, Matteo Renzi në rrjetin e tij social “ Twitter” . “Ligji i ri zgjedhor përmban një element shumë të qartë. Ai do të jetë transparent për pesë vjet për të ditur kush ka fituar, kush qeveris dhe ky stabilitet politik është një kusht paraprak për inovacionin ekonomik”, tha Renzi derisa foli para ooperatorëve të bursave në Milano. Mënyra e re e zgjedhjes i garanton një opozitë prej 55 % të vendeve në Dhomën e deputetëve të partisë që kryeson në një vend që ishte i njohur për koalicionet heterogjene dhe të paqëndrueshme. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Escobar: Kosova të jetë më konstruktive, jam i shqetësuar për mesazhet që vijnë nga Prishtina 20 minuta më parë