Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ligji i ri në Rusi ndëshkon OJQ-të

NULL NULL
25.05.2015 08:38

Organizatat joqeveritare që punojnë në Rusi papritur e kanë gjetur veten me një ligj të ri që tani e tutje do të veprojë mbi ta.

Konkretisht qeveria do të ndjekë penalisht të gjitha subjektet, kryesisht ato të huaja, që hetimi do t’i cilësojë si të padëshirueshme për Rusinë.

Përcaktimi “i padëshirueshëm”, mund të bëhet nga Prokurori i Përgjithshëm i vendit apo zëvendësit e tij në konsultim me Ministrinë e Jashtme. Dhe ata që punojnë për organizatat në fjalë mund të dënohen minimalisht me gjashtë vjet burg.

Masa e re, e nënshkruar nga presidenti Vladimir Putin, ka provokuar një protestë ndërkombëtare. I pari që reagoi ishte Departamenti Amerikan i Shtetit i cili tha se ishte “thellësisht i shqetësuar”.

Ndërsa, Amnesty International tha se ky ligj kërcënon “liritë themelore”.

Ligji është miratuar pak ditë më parë nga të dyja dhomat e parlamentit rus.

Ai thotë se një organizatë e huaj joqeveritare mund të njihet si e padëshirueshme në qoftë se ajo përbën një kërcënim për rendin kushtetues të Federatës Ruse ose për mbrojtjen dhe sigurinë e vendit.

Mbështetësit e ligjit thanë se ishte e nevojshme për të ndaluar “organizatat destruktive” që kërcënojnë shtetin rus.

Por, skeptikët e portretizuan atë si pjesë e masave që synojnë fshehjen e opozitës dhe kufizimin e lirisë në vend. / klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.