16:18, 11 Qershor 2019

Alabama ka nënshkruar një ligj që detyron ata që kryejnë vepra penale të abuzimit seksual ndaj të miturve t’i nënshtrohen kastrimit kimik, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.

Sipas ligjit, kastrimi kimik do të praktikohet një muaj para lirimit të abuzuesit nga burgu dhe do të kryhet me shpenzimet e tyre.

“Ligji është një hap për mbrojtjen e fëmijëve në shtetin tonë”, tha guvernatorja e shtetit të Alabamas, Kay Ivey.

Kastrimi kimik përfshin administrimin e barnave nëpërmjet tabletave ose injektimit për të hequr interesin seksual dhe për të bërë të pamundur që një person të kryejë veprime seksuale.

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë