20:32, 6 Korrik 2020

Kur doli të flas para gazetarëve për t’i prezantuar masat e reja anti-Covid, Avdullah Hoti, nuk e përmendi fare ligjin kundër pandemisë.

Në fakt, një i tillë nuk ekziston ende për shkak se vetë shefi i qeverisë nuk e futi për shqyrtim, pavarësisht se si drafti erdhi nga Kuvendi qysh më 11 qershor, pas plotësim ndryshimeve që iu bënë nëpër komisione parlamentare.

E këtë Hoti pritet ta bëjë në mbledhjen e parë të këtij organi pas kthimit nga Parisi.

Këtë për televizionin e konfirmoi përmes telefonit këshilltari i kryeqeveritarit Xhavit Beqiri.

Por, kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani si sponzoruese e projektligjit, paralajmëroi shmangie të procedurave në njërën nga dy seancat e caktuara për të enjten.

E zëvendësja e saj, Arbërie Nagavci pret që shqyrtimi i draft dokumentit të behët të para të enjtes.

Kronikë e përgatitur nga gazetarja Arbëresha Shpati.

klankosova.tv

Konkurs Pune

Lexo më shumë