Ligjërata e ekzaminime falas nesër në Ditën e Ndërgjegjësimit për Melanomën NULL NULL 22.05.2023 15:07 22.05.2023 15:07 Të martën Shoqata e Onkologëe të Kosovës bashkë me përfaqësuesen kosovare të Euromelanomës do të mbajnë aktivitete ndërgjegjësuese për melanomën. “Shoqata e Onkologëve të Kosovës (SHOK) në bashkëpunim me përfaqësuesen Kosovare të Euromelanomës, organizon fushatën ndërgjegjësuese për Melanomën”, thuhet në komunikatën e ShOK-ut. “Ky event organizohet me qëllim të sensibilizimit rreth rrezikut që shfaqë melanoma si sëmundje dhe rëndësisë së zbulimit dhe trajtimit të hershëm të saj”. “Melanoma është një lloj i kancerit të lëkurës dhe jo vetëm, i cili mund të jetë me pasoja fatale nëse nuk zbulohet dhe trajtohet me kohë”. “Është e rëndësishme që secili individ t’i kuptojë faktorët e rrezikut dhe shenjat paralajmëruese të melanomës si dhe të ndërmarrë hapa për të mbrojtur veten nga sëmundja”. Për shënimin e kësaj dite, nesër do të ketë fushatë ndërgjegjësuese në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë ku do të flasin onkologë e dermatologë, si dhe do të bëhen ekzaminime falas. Ndërkaq, më vonë do të zhvillohet aktivitet shkencor ku do të ligjërohet për parandalimin dhe hetimin e trajtimin e melanomës.
Kosova Abdixhiku: I vonshëm shkarkimi i udhëheqësisë së KEK-ut, përgjegjësi politike për mafinë energjetike 2 months