Liga Unike, Tirana triumfon ndaj Partizanit NULL NULL 24.01.2023 22:20 24.01.2023 22:20 Tirana ka triumfuar në derbin e qytetit ndaj Partizanit me rezultat 69:67 (18:13, 18:17, 17:21, 16:16), në xhiron e shtatë të Ligës Unike të femrave. Sfida ka qenë shumë interesante, duke u vendosur nga dy pikë në fund nga kapitenia Dajana Baraj, që ishin pikët e vetme të saj në këtë ndeshje, por i sollën dy pikë shumë të rëndësishme skuadrës bardheblu. Më e dalluara te Tirana ishte Enisa Qosja me 31 pikë, tri kërcime e tri asistime, ndërsa te Partizani, Antoinette Alyssa me 23 pikë. Tirana ka dy fitore e pesë humbje, ndërsa rivali lokal, Partizani katër fitore e tri humbje.
Big Brother VIP Xhuli drejtuar Mbresës: Mos mi derdhë lotët ndër sytë e këtyre, armikut si tregohen pikat e dobëta (VIDEO) 5 orë më parë
Big Brother VIP Xhuli-Mbresës: Ti je e mençur dhe populli po të do, nuk të eliminuan as pas katër javësh në nominim (VIDEO) 5 orë më parë