Liga e Kampionëve, Bresti pret PSG-në që s’e ka mposhtur që 40 vjet NULL NULL 11.02.2025 13:51 11.02.2025 13:51 Bresti sonte luan ndaj Paris Saint-Germain në 1/16 e finales në Ligën e Kampionëve. Të Kuqtë nuk njohin fitore ndaj Parisit që 40 vjet, në një fitore 3:1 që kishte ardhur më 26 janar të vitit 1985. Që nga atëherë, PSG-ja ka fituar 22 herë, ndërkaq njeh tetë barazime në 30 përballjet gjatë këtyre katër dekadave. Ndërkaq, në shtëpinë e Brestit, PSG-ja i ka fituar 13 nga 22 takimet. Herën e fundit PSG-ja fitoi 2:5 pikërisht gjatë këtij muaji, dhe natyrisht që në këtë lojë hyn si favorit. Arlind Sadiku e komenton këtë takim në Sport 1 në platformën më të madhe në vend, Art Motion, nga ora 18:45. Liga e Kampionëve transmetohet ekskluzivisht në Art Motion. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.