Lajmet e fundit

Është hedhur shorti për fazën e ligës së UEFA Champions League për sezonin 2026/27, me 36 skuadrat pjesëmarrëse që kanë mësuar kundërshtarët e tyre në rrugëtimin drejt trofeut më prestigjioz të futbollit evropian. Shorti, i zhvilluar në Monaco, ka prodhuar një sërë përballjesh të mëdha, mes tyre Arsenal - Real Madrid, PSG - Barcelona, Manchester City - PSG dhe Inter - Liverpool.
Në këtë format të Champions League, çdo skuadër do të luajë tetë ndeshje ndaj tetë kundërshtarëve të ndryshëm, katër në shtëpi dhe katër jashtë saj. Tetë ekipet e para në renditje do të sigurojnë direkt kualifikimin në fazën e 1/8-ave, ndërsa skuadrat e renditura nga vendi i 9-të deri në të 24-in do të kalojnë në play-off. Faza e ligës nis më 8 shtator.
Skuadra e Vedat Muriqit, Fenerbahçe do të përballet me Liverpoolin dhe Romën në shtëpi, ndërsa do të udhëtojë te Atletico Madrid dhe Aston Villa.
Në katër sfidat e tjera, skuadra turke do të presë Villarrealin dhe Slavia Pragën, ndërsa jashtë fushe do të luajë ndaj Shakhtarit dhe LASK-ut.
Ndeshjet e para do të luhen me 8,9 dhe 10 shtator, dhe i tërë ky edicion do të transmetohet në platformën Artmotion.