Lidhja e Channing Tatum dhe Jessie J po bëhet serioze NULL NULL 25.03.2019 14:00 25.03.2019 14:00 Gati një vit pasi e ka zyrtarizuar ndarjen nga Jenna Deëan, pas nëntë vjetësh martesë, Channing Tatum ka një grua të re në jetën e tij: këngëtaren Jessie J. 38 vjeçari Tatum është në lidhje me këngëtaren britanike 30 vjeçare qysh nga muaji tetor. Madje, javën e kaluar, çifti ishin së bashku në Londër ku këngëtarja e muzikës pop ka takuar familjen dhe miqtë e saj. “Ishte udhëtimi i tyre i parë së bashku në Angli, si çift. Ata duket se e kanë marrë lidhjen e tyre shumë seriozisht”, ka thënë një burim pranë çiftit për revistën People. I njëjti burim ka thënë se Tatum dhe Jessie J kalojnë shumë kohë së bashku në Los Angeles, edhe me Everly, vajza pesëvjeçare e yllit të “Magic Mike” që ai e ka me ish-bashkëshorten e tij, Jenna Deëan. Aktori dhe këngëtarja e kanë ekspozuar lidhjen e tyre të dashurisë në publik javën të fundit pothuajse vazhdimisht. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.