Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Liderja e protestave në Bjellorusi akuzohet për siguri kombëtare

NULL NULL
16.09.2020 23:31

Organizatorja e protestës bjelloruse Maria Kolesnikova është akuzuar për nxitje të minimit të sigurisë kombëtare, thonë zyrtarët.

Tri gra kanë udhëhequr një lëvizje masive të opozitës, por ajo është e vetmja që nuk u dëbua, njofton Klan Kosova.

Kolesnikova thuhet se i ishte grabitur pasaporta kur autoritetet u përpoqën ta dëbonin nga vendi.

Për pesë të dielat e fundit, të paktën 100,000 njerëz kanë protestuar lidhur me ato që po shihen gjerësisht si zgjedhje të manipuluara, shkruan BBC.

Presidenti Alexander Lukashenko pretendon për një fitore të shumicës dërrmuese në zgjedhjet e nëntë gushtit, por një goditje brutale e protestave fillestare kundër rezultatit vetëm nxiti zemërimin e popullit.

Svetlana Tikhanovskaya, e cila qëndroi kundër Lukashenkos si kandidate e opozitës, tha se ajo fitoi zgjedhjet. Ajo u detyrua të ikë në Lituani pak kohë më vonë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.