Lideri suprem i Iranit: Izraeli do të përballet me ndëshkim të ashpër – i përgatiti vetes fat të dhimbshëm NULL NULL 13.06.2025 05:35 13.06.2025 05:35 Lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, ka paralajmëruar se Izraeli do të përballet me një “ndëshkim të ashpër” për sulmet e së premtes. Në një deklaratë të publikuar nga agjencia shtetërore iraniane e lajmeve, IRNA, Khamenei konfirmoi se një numër komandantësh dhe shkencëtarësh janë vrarë gjatë sulmeve që Izraeli ka deklaruar se kishin në shënjestër objektiva bërthamore. “Regjimi izraelit ka kryer një krim në agim. Ky regjim duhet të presë një ndëshkim të ashpër”. “Gjatë sulmeve të armikut, një numër komandantësh dhe shkencëtarësh u vranë. Pasardhësit dhe kolegët e tyre do të vazhdojnë menjëherë detyrat e tyre, me ndihmën e Zotit, pa asnjë ndërprerje”, tha Khamenei, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv. Tutje, ai paralajmëroi Izraelin se me sulmin e së premtes, i ka “përgatitur vetes një fat të hidhur dhe të dhimbshëm – dhe me siguri do ta marrë atë”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Vujoviqi do të largohet me forcë nga Kosova 43 minuta më parë
Kosova Haradinaj ua uron Ditën e Çlirimit Gjakovës, Rahovecit, Drenasit, Obiliqit e Vitisë 53 minuta më parë