Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Lideri suprem i Iranit flet për Shqipërinë: Një vend i lig që strehon tradhtarët iranianë

NULL NULL
08.01.2020 17:12

Lideri suprem iranian, Ali Khamenei deklaroi se sulmi ishte një “shuplakë në fytyrë” për Shtetet e Bashkuara dhe bëri thirrje që t’i jepet fund pranisë amerikane në Lindjen e Mesme.

Por në mesazhin e tij Ali Khamenei nuk ka lënë pa përmendur edhe Shqipërinë.

“Në një vend evropian, në një vend shumë të vogël evropian por shumë i lig, ka disa elementë amerikanë me disa tradhtarë iranianë. Ata u bënë bashkë për të komplotuar kundër republikës islamike.

“Komploti ishte tre ditë pas rritjes së çmimit të karburantit. Njerëzit ishin të pakënaqur për shkak të çmimit të karburantit. Disa njerëz dolën në protestë. Sapo ata dolën për të protestuar, këta agjentë të tradhtuar të armikut filluan të zbatojnë planin e tyre, të sabotojnë, të vrasin, të shkatërrojnë qeveritë dhe institucionet dhe të fillojnë luftë. Ky ishte plani i tyre kryesor”, – tha lideri suprem i Iranit gjatë fjalimit të tij duke ju drejtuar Shqipërisë.

Për këtë në Top Channel i është kundërpërgjigjur ish-kryeministri Pandeli Majko.

Ndonëse thotë se shqiptarët duhet t’i kushtojnë më shumë vëmendje tensioneve në Lindjen e Mesme, ish-ministri i Mbrojtjes, Majko nuk mendon se Shqipëria është e rrezikuar nga konflikti SHBA-Iran.

Në Shqipëri strehohen më shumë se 3000 anëtarë të opozitës iraniane, por Majko nuk e sheh të mundur që vendi ynë të rrezikohet. I ftuar në emisionin “Top Talk” në Top Channel, ish-ministri theksoi se kalimi i konfliktit nga Lindja e Mesme në Evropë do të sillte probleme për Iranin.

“Kalimi nga Lindja e Mesme në Europë sjell më shumë probleme për ta. Në Lindjen e Mesme tjetër thuhet, tjetër mendohet e tjetër bëhet”, u shpreh Majko.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.