Lideri i senatorëve republikanë për shkarkimin e Trump: Votoni sipas ndërgjegjes NULL NULL 2 months më parë 2 months më parë Lideri i senatorëve republikanë, Mitch McConnell, po iu thotë kolegëve të tij që vota e tyre në shkarkimin e presidentit Donald Trump është “votë e ndërgjegjes”, dhe nuk kanë presion pavarësisht votës që do ta japin. Ai vetë e ka bërë të ditur që nuk e ka ndarë mendjen nëse është që Trump të dënohet, ndonëse ishte raportuar për zemërimin e tij që përkrahësit e presidentit ishin futur në shtëpinë e përfaqësuesve, Capitol Hill. “Mesazhi që më dha ishte që kjo do të ishte qartazi një votë e ndërgjegjes”, ka thënë senatori republikan nga Montana, Kevin Cramer. “Ai gjithmonë ka respektuar anëtarët në atë mënyrë”.