Lideri i Hamasit thotë se janë “afër arritjes së një marrëveshjeje armëpushimi” me Izraelin NULL NULL 21.11.2023 08:24 21.11.2023 08:24 Hamasi është “afër arritjes së një marrëveshjeje armëpushimi” me Izraelin, tha lideri i Hamasit, Ismail Haniyeh në një deklaratë të postuar në Telegram. Haniyeh nuk dha detaje shtesë rreth marrëveshjes së mundshme. Deklarata e Hamasit mbështet pohime të ngjashme nga Shtëpia e Bardhë. Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby, tha të hënën se negociatorët “po i afrohen fundit” për lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi – por ai nuk pranoi të shtjellonte detajet e një marrëveshjeje të mundshme. Ditët e fundit, burime i thanë CNN se një marrëveshje e mundshme për të siguruar lirimin e disa pengjeve dhe një pauzë e përkohshme në luftime mund të jetë në horizont, pas javësh negociatash midis Shteteve të Bashkuara, Izraelit dhe Hamasit, të ndërmjetësuara nga shteti i Gjirit, Katari, transmeton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Haradinaj në mbështetje të kërkesave të Policisë: Turp për këtë qeveri injorantësh 33 minuta më parë
Kosova Kurti në ditën ndërkombëtare kundër korrupsionit: Duam gjyqtarë e prokurorë efikasë 2 orë më parë