Liderët vendas në Ohër presin mysafirët nga BE-ja, Kosova dhe Serbia (VIDEO) NULL NULL nga Agnesa Sahiti 18.03.2023 20:39 nga Agnesa Sahiti 18.03.2023 20:39 Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ka pritur mëngjesin e së shtunës mysafirë me radhë. Veç përfaqësuesit të lartë të BE-së, Josep Borrell dhe emisarit për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, në Ohër shkuan edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Këta të fundit i priste një ditë e gjatë bisedimesh përpara, për çka Kovaçevski, u kërkoi konstruktivitet, njofton Klan Kosova. “Besoj fuqishëm se është e nevojshme dhe e vetmja rrugë që të çon drejt zgjidhjes në botën demokratike të shekullit të 21-të. Dialogu është mjeti i vetëm për konsolidimin e rajonit dhe për integrimin evropian të të dy vendeve”, deklaroi ai. E presidenti maqedonas, Stevo Pendarovski, shprehet i lumtur që siç thotë, po mund të kontribuojnë për arritje pozitive në bisedime. Kurse para nisjes së diskutimeve kreu i ekzekutivit kosovar, u takua edhe me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti. Ky i fundit tha se i ka inkurajuar palët që të arrihet, siç e quajti një marrëveshje historike. “Unë nuk kam ardhur në cilësinë e këshillëdhënësit, por në cilësinë e një shqiptari që beson se do të bëhet mirë për shqiptarët dhe gjithë rajonin, për paqen dhe stabilitetin. Këtu vendoset ardhmëria e shqiptarëve dhe rajonit”, u shpreh Ahmeti. Në krejt këto takime temë diskutimi ishte plani i Bashkimit Evropian për dialogun Prishtinë-Beograd dhe zbatimi i tij. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.