Liderët urojnë rininë në ditën e saj - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Liderët urojnë rininë në ditën e saj

NULL NULL
12/08/2015

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi, ka uruar të rinjtë në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë.

Ai këtë pjesë të shoqërisë e vlerësoi si më të vlefshmen; me energjitë dhe aftësitë e së cilës, sipas Thaçit askush nuk do të mund ta ndalë bërjen e Kosovës shtet model për rajonin.

Ju të rinjtë kosovarë jeni pasuria më e çmuar e vendit tonë. Rinia jonë është ajo që duhet t’i japë shtytje dhe t’i prijë zhvillimit të vendit. Me energjinë, shkathtësitë dhe kreativitetin tuaj, askush nuk do të mund të na ndalë në bërjen e Kosovës një shoqëri dhe shtet shembull për të gjithë rajonin. Në periudhën e tranzicionit të gjithë jemi përballur me sfida jo të lehta politike. Tani është koha që t’i jetësojmë në tërësi politikat për fuqizimin e rinisë, asetin kryesor për konsolidimin ekonomik dhe rrugëtimin evropian të Kosovës. Gëzuar Dita Ndërkombëtare e Rinisë!, shkroi Thaçi, në llogarinë e tij në Facebook.

Edhe, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, për nder të ditës së rinisë ka shkruar për mundësitë që ka rinia për ta sjellë ndryshimin për Kosovën.

“Rinia është pasuria më e madhe e Kosovës, rajonit dhe Evropës. Bashkë me të rejat dhe rinjtë, në çdo cep të vendit, do të mund ta ndryshojmë Kosovën. Ta bëjmë pjesë të Evropës. Në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, jam i bindur plotësisht se të rinjtë e Kosovës nuk duan të ndjekin rrugët e gabueshme të kësaj elite politike që po e udhëheq vendin. Duan ndryshim dhe për këtë po punojmë së bashku!” ka shkruar Haradinaj në facebook, transmeton Klan Kosova.