Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Liderët kosovarë, vet në Washington, vartësit në ambasadë (VIDEO)

NULL NULL
nga Drin Demiri 29.01.2023 20:41

Dy ftesa amerikane me adresa të ndryshme, krerët politikë kosovarë patën para vetes për javën që po vjen.

Njëra është për në ambasadën e ShBA-së në Prishtinë në diskutimin për Asociacionin e Komunave  me Shumicë serbe, kurse tjetra për Lutjet e Mëngjesit në Washington.

Më shumë prej tyre do t’i përgjigjen kësaj të fundit, derisa në të parën e cila ka të bëjë me çështje të brendshme, do të qojnë vartësit.

Drejt kryeqendrës amerikane do të udhëtojë edhe i pari i PDK-së i cili thotë se do të ketë disa takime atje, derisa për të paraqitur qëndrimet e partisë, në takimin për asociacionin do të delegojë dikë nga subjekti i tij.

Në Amerikë veçse ndodhet edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili për takimin në ambasadën amerikane ka autorizuar zëvendësin e tij, Ardian Gjini.

Ndërkaq, nga LDK-ja gjatë ditës nuk kthyen përgjigje për këtë çështje.

As nga presidenca nuk dhanë përgjigje nëse e para e shtetit do të shkojë në Lutjet e Mëngjesit, por më herët kanë kofirmuar se presidentja do të dërgojë një përfaqësues nga kabineti për takimin në Ambasadën Amerikane.

Aty do të shkojnë edhe dy zëvendëset e kryeministrit, Albin Kurti, Donika Gërvalla e Emilja Rexhepi.

I pari i ekzekutivit ka deklaruar se ai s’ka pranuar ftesë për këtë takim, derisa për ngjarjen në Washington nga qeveria nuk kthyen përgjigje.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.