Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Liderët e samitit G20 me një minutë heshtje për viktimat e Parisit (VIDEO)

NULL NULL
15.11.2015 20:29

Heshtja ra në takimin e liderëve të G-20 teksa filluan atë në Antalya të Turqisë, transmeton Klan Kosova.

Një minutë heshtje u mbajt për të nderuar viktimat e së premtes mbrëma që humbën jetën në Paris.

Edhe takimi më pas u zhvillua kryesisht me diskutime rreth luftës kundër terrorizmit.

Ujdia e pare këtu u arrit rreth rritjes së kontrollave kufitare dhe rritjen e nivelit të sigurisë në fushën e aviacionit.

Përmes një dokumenti të hartuar të gjitha vendet pjesëmarrëse u zotuan për koordinim politikash me qëllim luftimin e terrorizmit.

Një zotim të tillë e bëriu edhe vet Presidenti amerikan Barack Obama pas një takimi me homologun e tij turk Rexhep Tajip Erdogan.

Kreu i Komisionit Evropian Jean Claude Juncker bëri apel që vendet evropiane të mos e  rimendojë politikën e tyre karshi refugjatëve pas sulmit në Paris.

Juncker tha se përgjegjësi për sulmet në Paris është kriminel dhe jo një refugjat.

E presidenti francez Francois Hollande ka anuluar pjesmarrjen në samit dhe është duke mbajtur takime me liderë të ndryshëm politikë për të diskutuar për krizën.

 

Kronikë nga Nita Lleshi

 

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.