Liderët e partive opozitare në takim me presidenten, diskutohet për ngjarjet në veri NULL NULL 27.09.2023 12:26 27.09.2023 12:26 Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është takuar sot me presidenten Vjosa Osmani, njofton Klan Kosova. Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi, e cila ka thënë se në takim është diskutuar për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës, duke mos dhënë detaje më shumë. “Mund të ju konfirmoj që Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, z. Lumir Abdixhiku, ka zhvilluar sot një takim me Presidenten e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani Sadriu”, ka thënë Halimi për Klanin. “Temë e takimit ishin ngjarjet e fundit në pjesën veriore të vendit”. Ndërkaq për momentin në takim me të ndodhet kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ndërsa pritet që takim të ketë edhe kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Krasniqi: Naim Murseli ka besuar se e krijon alibinë e një heroi që i shpëton fëmijët 5 orë më parë