23:52, 15 Prill 2019

Vende të ndryshme dhe liderë botërorë po ofrojnë mbështetje për Francën pas zjarrit të madh që po shkatërron sot katedralen e njohur Notre Dam në Paris – simbol kulturor e fetar i Francës.

Vatikani ka lëshuar deklaratën e mëposhtme në përgjigje të zjarrit në Notre Dame.

“Selia e Shenjtë ka mësuar me tronditje dhe trishtim lajmin për zjarrin e tmerrshëm që ka shkatërruar Katedralen e Notre Dame në Paris, simbol i krishterimit në Francë dhe në botë. Ne shprehim afërsinë tonë me katoliken franceze dhe me popullin e Parisit. Ne lutemi për zjarrfikësit dhe për të gjithë ata që po bëjnë gjithçka që është e mundur për t’u përballur me këtë situatë dramatike “.

Ish presidenti amerikan Barack Obama, tha se mbajmë zi kur historia humbet duke kujtuar se njerëzit gjithashtu rindërtojnë.

“Notre Dame është një nga thesaret e mëdha të botës dhe ne jemi duke menduar për njerëzit e Francës në kohë pikëllimi. Është në natyrën tonë të mbajmë zi kur shohim historinë e humbur – por është gjithashtu është në natyrën tonë për të rindërtuar për nesër, aq fortë sa mundemi” ka shkruar Obama.

Gjermania ka ofruar mbështetje për Francën në këto momente.

“Këto imazhe të tmerrshme të Notre Dam në zjarr të trishtojnë. Notre Dam është një simbol i Francës dhe kulturës tonë evropiane. Ne jemi në mendime me miqtë francezë”, shkruan në “Twitter” zëdhënësi i kancelares Angela Merkel, Steffen Seibert.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres tha se është i tmerruar  me imazhet që vijnë nga Parisi.

“Të tmerruar nga fotografitë që vijnë nga Parisi me zjarrin që përfshiu Katedralen Notre Dame – një shembull unik i trashëgimisë botërore që ka qëndruar gjatë që nga shekulli i 14-të. Mendimet e mia janë me njerëzit dhe qeverinë e Francës” shkroi Guterres.

Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeu tha se ndjehet zemërthyer ta shohë Katedralen Notre Dame në flakë.

“Kanadezët po mendojnë për miqtë tanë në Francë përderisa po luftoni këtë zjarr shkatërrues” ka shkruar ai në Twitter.

Nga Katedralja e Shën Palit në Londër kanë thënë se “mendimet dhe lutjet janë me të gjithë ata që preken nga zjarri shkatërrues në katedralen Notre Dame, Paris, veçanërisht në këtë kohë të Javës së Shenjtë”.

Ndërsa kishat nëpër tërë Parisin u kanë rënë këmbanave në shenjë solidariteti.

Konkurs Pune

Lexo më shumë