Liburn Aliu kujton momentet e kaluara në burg me Ukshin Hotin NULL NULL 16.05.2019 11:32 16.05.2019 11:32 Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Librurn Aliu, karshi kolegëve të tij në Kuvend dhe familjarëve të personave të pagjetur ka folur në lidhje me atë se si e kishte njohur atdhetarin Ukshin Hoti. Në seancën për gjenocidin serb në Kosovë, Aliu tregoi se si e mban në mend veprimtarin nga Krusha e Madhe në kohën kur serbët po i mbanin të burgosur. “Kemi pasur privilegjin që ta njohim në burgjet e Serbisë. Aty i pamë shumë dimensione të bacës Ukë dhe e patëm fatin ta njohim nga afër mendimin e tij”. “Do të më mbetet në kujtesë zëri i tij në një dhomë të errët të burgut ku na kishin vendosur gjatë bombardimeve. Në atë bodrum nuk shihej asgjë, ishte plotësisht terr, por atë natë të gjithë po e dëgjonim me vëmendje ligjëratën e bacës Ukë e cila mbeti më e veçanta në jetën time”. “Ukshin Hoti ishte njeriu që asnjëherë nuk hezitoi ta thotë të vërtetën. Ai shkoi edhe më tej se së thëni të vërtetën. Guximi i tij nuk ishte i momentit. Ishte prezent aty përherë pranë tij, i njëtrajtshëm dhe afatgjatë. Ai i rezistoi joshjes para se t’i rezistonte presionit”. “Ukshim Hoti do të ishte tejet i nevojshëm në këto momente të Kosovës karshi Serbisë”, deklaroi deputeti Aliu. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kusari-Lila “e pengon” Tahirin teksa flet në foltore: Këtë detyrë duhet ta kryej Glauku, jo unë 13 minuta më parë