Libri për Thaçin, autori e quan “më rebeli prej politikëve” NULL NULL 09.11.2018 15:04 09.11.2018 15:04 Libri “Lindja e një demokracie: Hashim Thaçi dhe rruga drejt Pavarësisë së Kosovës”, me autor Jacques Baudouin dhe parathënie të shkruar nga Bernard Kouchner është promovuar sot në Paris të Francës. Libri i shkruar në gjuhën frënge, që ende nuk ka botim në gjuhën shqipe, ka Thaçin si protagonist të luftës dhe paqes në Kosovë. Autori i librit Jacques Baudouin e quajti Thaçin “më politikun ndër rebelët dhe më rebelin ndër politikët”. Kurse Thaçi përderisa tha se nuk preferon që të flasë shumë për këtë libër, kujtoi edhe nga kjo ngjarje rëndësinë e arritjes së një marrëveshje me Serbinë. Thaçi, që dje në Bruksel takoi homologun serb Aleksandar Vuçiq u shpreh se pret që së shpejti të arrihet një marrëveshje, sado që as kësaj radhe nuk la anash vështirësitë në këtë proces. Autori Baudouin tha se dëshironte ta kuptonte nga vjen armiqësia ndaj këtij vendi të vogël që dëshironte paqe. Ai thuri edhe lëvdata për Thaçin. Presidenti Hashim Thaçi ka folur për vështirësitë me të cilat u përballën shqiptarët në Kosovë gjatë dhe pas luftës, duke numëruar të zhdukurit, të burgosurit, pengjet e mbajtura nga Serbia si dhe tensionet ndëretnike. Marrëveshja me Serbinë, sipas Thaçit, nënkupton njohjen reciproke, po ashtu njohjen e Kosovës edhe nga pesë vendet e BE-së, derisa përmendi edhe se veto ruse të hiqet, si dhe zëvendësimin e rezolutës 1244. Kurse administratori i parë në Kosovë Bernard Kouchner, që ka shkruar parathënien e këtij libri, ka kujtuar kohën e para luftës së fundit në Kosovë. Ai kujtoi se asokohe po përballeshin me një realitet të rëndë./KosovaPress *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 14 orë më parë