Lajmet e fundit

Promovimi i veprës së autorit Bajram Kosumi, “Epoka e konsujve dhe paradigma të tjera”, do të bëhet sot nga ora 15:00, në Amfiteatrin B2 të universitetit në Gjilan.
Ngjarja letrare dhe kulturore do të sjellë një bashkëbisedim me autorin mbi temat që trajton libri, përfshirë identitetin, historinë dhe realitetin ballkanik.
Bashkëbisedues në këtë aktivitet do të jetë Merxhan Avdyli.
Kjo ngjarje organizohet nga Fakulteti i Edukimit në Universiteti Publik “Kadri Zeka”, në bashkëpunim me Zyrën për Komunikim me Publikun./Klankosova.tv